Eksperti
Udhëzues · 3 min lexim

Si të luash

Parashiko rezultatet e ndeshjeve më të mëdha sportive, fito pikë për çdo parashikim të saktë dhe ngjitu në renditje për të konkuruar për shpërblime reale. Gjithmonë pjesëmarrja është falas.

01 · Hapat
Si të parashikosh
4 hapa të thjeshtë
01
Zgjidh kampionatin

Hyr në një ose disa kampionate aktive dhe fillo të parashikosh menjëherë. Regjistrimi bëhet vetëm me email.

02
Vendos rezultatin

Parashiko rezultatin përfundimtar të çdo ndeshjeje duke vendosur golat për të dyja skuadrat.

03
Konfirmo para fillimit

Parashikimet mund të ndryshohen vetëm deri në momentin kur nis ndeshja. Pas kick-off-it ato mbyllen automatikisht.

04
Mblidh pikët

Pas përfundimit të ndeshjeve dhe konfirmimit të rezultateve, pikët dhe renditja përditësohen automatikisht brenda 60 minutave pas përfundimit të ndeshjes.

Koha · Dritarja e parashikimit
Kur hapen dhe mbyllen parashikimet
~7 ditë
Parashikimet hapen

Ndeshjet bëhen të disponueshme për parashikim deri në 7 ditë para ndeshjes.

Kick-off
Mbyllen automatikisht

Sapo ndeshja të fillojë, parashikimet bllokohen dhe nuk mund të ndryshohen më.

+ pak orë
Pikët përditësohen

Pasi rezultatet të konfirmohen zyrtarisht, pikët shpërndahen automatikisht dhe renditja përditësohet brenda 60 minutave pas përfundimit të ndeshjes.

Të gjitha parashikimet vlerësohen vetëm sipas rezultatit pas 90 minutave të lojës (përfshirë kohën shtesë të gjyqtarit). Vazhdimet dhe gjuajtjet nga pika e bardhë nuk merren parasysh në llogaritjen e pikëve.

02 · Sistemi i pikëve
Si fitohen pikët

Ti vetëm vendos rezultatin që mendon se do të përfundojë ndeshja. Pas rezultatit final, sistemi llogarit automatikisht pikët bazuar në saktësinë e parashikimit tënd.

+0
pikë
Parashikim i gabuar

Nuk fiton pikë nëse rezultati nuk përputhet me asnjë kriter të sistemit të pikëve.

+2
pikë
Vetëm rezultati i ndeshjes

Fiton 2 pikë nëse parashikon saktë fituesin ose barazimin.

+6
pikë
Diferenca e saktë

Fiton 6 pikë nëse parashikon saktë diferencën e golave.

+10
pikë
Rezultati i plotë

Fiton 10 pikë nëse parashikon saktësisht rezultatin final të ndeshjes.

Shembull
Real Madrid vs Barcelona

Rezultati përfundimtar: 2 – 1

Ti shkruan
1 – 2
+0 pikë
Fitues i gabuar.
Ti shkruan
3 – 1
+2 pikë
Fituesi i saktë.
Ti shkruan
3 – 2
+6 pikë
Diferenca e golave e saktë.
Ti shkruan
2 – 1
+10 pikë
Rezultati i plotë i saktë.
Barazimi i pikëve

Në rast se dy ose më shumë lojtarë kanë numër të njëjtë pikësh, renditja përcaktohet nga kriteret shtesë të sistemit.

Përparësi kanë lojtarët që kanë:
  • më shumë rezultate të sakta
  • më shumë parashikime me diferencë të saktë
  • më shumë fitues të parashikuar saktë

Nëse barazimi vazhdon ende, përparësi merr lojtari që ka parashikuar i pari.