Rregullat e lojës

Rikthehet loja juaj e preferuar, çdo javë shpërblime për Ekspertin!

Loja e preferuar shpërblyese po rikthehet – tani shikimi i ndeshjeve të futbollit përveç se ju sjell emocione të panumërta të gëzimit, lumturisë, mërzisë e pikëllimit, gjithashtu ju sjell edhe entuziazmin e mundësinë për të fituar çdo javë shpërblime përmes platformës “Eksperti”.
Për 32 javë radhazi, Telegrafi do të ndajë çdo javë shpërblime për të apasionuarit e futbollit të cilët janë të saktë edhe në parashikimin e rezultateve.

Në fund të kampionateve 2020/21, do të mblidhen pikët e të gjitha parashikimeve dhe tre Ekspertët me më së shumti pikë do të përfitojnë njërën prej 3 shpërblimeve kryesore, siç janë:
Skuter elektrik
iPhone 13 Pro Max
Trotinet Elektrik

Numërimi i pikëve:
Telegrafi vlerëson çdo parashikim të saktë tuajin me maksimum 6 (gjashtë) pikë. Parashikimi i saktë i rezultatit vlerësohet me 4 pikë, parashikimi i fituesit të ndeshjes vlerësohet me 2 pikë.
Ekspertët që kanë pikë të barabarta, fituesi do të zgjidhet nëpërmjet shortit

Rregullat e lojës shpërblyese:
Një llogari reale për person
Për të tërhequr shpërblimin, ju duhet një dokument identifikues (ID).
Stafi i Telegrafi.com nuk mund të marrë pjesë në lojën shpërblyese

Eksperti i parashikimeve

Tregoni se jeni ekspert i futbollit! Regjistrohuni,
parashikoni, fitoni shpërblime dhe garoni me miqt tuaj!
Regjistrohuni
X