Rregullat e lojës

Çka është Eksperti

Gëzim, lumturi, pikëllim e mërzi – futbolli është sporti që të gjitha emocionet e mundshme mund t’jua dhurojë brenda një ndeshje të vetme! Por që këto emocione të rriten e të bëhen më interesante për lexuesit e Telegrafit, ne po ju sjellim platformën Eksperti! Platforma Eksperti është këtu që të gjitha shqisat e emocionet të shkrihen në një hapësirë të veçantë, ku ju mund t’i aktivizoni njohuritë tuaja për parashikimin e rezultateve.


Ditët e javës e vikendet tanimë nuk do t’jua japin vetëm emocionet e zakonshme, pasi që Eksperti do ta bëjë çdo lojë më interesante duke ju mundësuar t’i qëlloni rezultatet e sakta dhe madje të garoni me shoqërinë apo kolegët se kush është më i saktë.


Veç kësaj, Ekspertët më të mirë do të shpërblehen edhe me dhurata të shumta.


Si funksionon sistemi i shpërblimeve në platformën Eksperti?

Gjatë javës do ta keni mundësinë t’i parashikoni rezultatet e ndeshjeve të futbollit nëpër liga të ndryshme. Në fund të javës, Eksperti që ka fituar më së shumti pikë (pra ka qëlluar më së shumti rezultate) do të shpallet fitues javor dhe do ta fitojë një shpërblim.


Për 38 javë radhazi do të ndahen 38 shpërblime, ndërkaq në fund do të mbledhen totali i pikëve gjatë gjithë kësaj periudhe dhe do të zgjedhen tre Ekspertët e platformës, të cilët do të jenë fitues të shpërblimeve kryesore:

- Skuter elektrik - Ujë Rugove
- iPhone 13 Pro Max
- Trotinet elektrik - E-Motors

Eksperti i parashikimeve

Tregoni se jeni ekspert i futbollit! Regjistrohuni,
parashikoni, fitoni shpërblime dhe garoni me miqt tuaj!
Regjistrohuni
X